Gjeni njerëzit e talentuar të cilët do jenë aty për ju jo vetëm sot por edhe nesër.

Njerëzit e talentuar dhe me vlera ofrojnë më shumë sesa aftësitë e tyre. Ata janë zemra e biznesit tuaj.

 

Si pjesë e pandashme e organizatës suaj, punonjësit duhet të rriten me biznesin tuaj që prej ditës kuar ata i bashkohen ekipit tuaj. Dhe sigurisht, ata duhet të jenë më të mirët dhe të përshtatshmit për pozicionin e tyre, ekipin dhe organizatën. Kjo është arsyeja pse ju keni nevojë për një strategji të menaxhimit të talenteve që mund të shohë potencialin e tyre para se të fillojnë - një strategji që shmang paragjykimin për të ndërtuar një fuqi punëtore të larmishme, gjithëpërfshirëse, të përbërë nga njerëzit më të mirë.

Të dhënat e larmishme ju japin përparësinë për menaxhimin e talenteve. Ne përdorim të dhëna mbi tregun e punës, pagave, mjetet e duhura për testimin dhe vlerësimin e kandidatëve dhe personalitetit të tyre në mënyrë që t’ju ndihmojmë të gjeni kandidatë të shkëlqyeshëm për çdo nivel - nga intrn tek drejtuesit ekzekutivë.

Ne ju informojmë dhe ju mbështesim në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit, nga dizajni i përshkrimit të punës deri tek identifikimi, gjetja punësimi dhe integimi I tyre në vendin e punës, duke përdorur metodat dhe teknologjinë tonë në mënyrë që ju të punësoni me besim. Me këtë proces gjithëpërfshirës të aftësive dhe mënyrës së të menduarit, ju jeni gati të mirëpritni njerëz që mund ta zotërojnë punën sot dhe të jenë të gatshëm të zhvillohen në të ardhmen.

Ajo Cfarë Ne bëjmë

Ne ju ofrojmë gjetjen e talenteve më të mire të cilët jo cdokush mund ti gjejë, për pozicionet tuaja që janë të vështira për t'u plotësuar duke përdorur njohuritë tona të thelluara dhe rrjetin tonë të gjerë në tregun e punës, nëpërmjet rekrutuesve/headhunters të specializuar dhe njerëzve të punësuar më parë në industrinë tuaj. Ne ju ofrojmë një pasqyrë të qartë të talenteve brenda tregut dhe, ç'është më e rëndësishmja, një aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur talentin e duhur për organizatën tuaj.

Kërkim ekzekutiv

Është pothuajse e pamundur që një organizatë të rimarrë veten nga gabimet dhe keqmenaxhimet që vijnë nga përzgjedhja e gabuar e një drejtuesi Ekzekutiv. Përmes metodave inteligjente të Kërkimit, ne kemi mjetet e duhura për të identifikuar, përzgjedhur dhe zhvilluar drejtues të jashtëzakonshëm.

REKRUTIMI PËR KONTRATAT PA AFAT

Metodologjitë tona të rekrutimit të provuara dhe të testuara, së bashku me eksperiencën tonë të gjatë, do të thotë që ne mund të gjejmë dhe ofrojmë një larmi talentesh/profesionistësh brenda një spektri të gjerë të industrive dhe disiplinave.

KONSULENCË RPO

Ne mund të punojmë në partneritet me ekipin tuaj ose ju mund të outsource duke na dhënë komandën e plotë për menaxhimin e strategjisë suaj të brendshme të rekrutimit për t'ju ofruar njohuri të paçmueshme, rezultate të shkëlqyeshme, kursime voluminoze, pavarësisht nevojave tuaja për rekrutim.

REKRUTIMI PËR KONTRATAT ME AFAT

Nëse ju keni nevojë për një nënkontraktor, apo një specialist të përkohshëm për një projekt specifik, ekspertët tanë të rekrutimit do t'ju gjejnë talentin e duhur të përkohshëm, deri në nivelin me të lartë drejtues.
.

SHËRBIME SPECIFIKE

Keni një nevojë për shërbime rekrutimi që nuk e gjetët në përshkrimet e mësipërme? Flisni me një nga ekspertët tanë të rekrutimit për të diskutuar në detaje të mëtejshme.

Ne gjithashtu ofrojmë Outsource, Rekrutim Sezonal, Shërbime të Menaxhimit të BNJ dhe shumë shërbime të tjera të rëndësishme të tilla si Hartëzimi i Talenteve dhe më shumë – Kontaktoni me ne për të diskutuar në detaje mbi shërbimet tona rekrutimit.
//elitejobs.org/wp-content/uploads/2021/02/LOGO-per-WEB-Transparente.png

Newsletter

Enter your email address here always to be updated. We promise not to spam!

sqAlbanian