ZHVILLIM PROFESIONAL & LIDERSHIPI

Ndihmoni njerëzit tuaj të tejkalojnë potencialin e tyre, vetëm kështu ata mund të zbulojnë tuajin.

ZHVILLIM PROFESIONAL DHE LIDERSHIPI PËR ÇDO NIVEL

 

Ju nuk mund të parashikoni se çfarë e nesërmja ofron për organizatën tuaj. Por me udhëheqjen e duhur dhe zhvillimin profesional, ju mund të jeni të përgatitur për gjithçka.
Zhvillimi i lidershipit dhe ai profesional shtojnë vlera në të gjitha nivelet. Për individin, kjo do të thotë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të mësojnë mjete të reja dhe të rriten si profesionistë, qoftë kjo duke u përqendruar në zhvillimin e aftësive si lider apo të zgjerojnë dhe të thellojnë aftësi të tjera për karrierën e tyre.

Teksa individët zhvillohen, organizatat lulëzojnë. Angazhimi, bashkëpunimi dhe efektiviteti përmirësohen. Vlera e të ardhurave rritet dhe punonjësit e talentuar qërojnë gjatë. Udhëheqja transformuese dhe zhvillimi profesional fillon me të mësuarit - nga pak në shumë, nga zhvillimi teknologjik në rezultate konkrete.

Ne ju ndihmojmë të kuptoni se si duket suksesi tek udhëheqësit dhe profesionistët tuaj. Si mund të arrini të përqafoni shpejt ndryshimet dhe përshtatjen me tregun, në çdo nivel në organizatën tuaj. Ne i ndërthurim në një të vetme testimin, zhvillimin dhe trajnimin, bazuar në objektivat e punonjësve dhe të kompanisë suaj. Nga programet e personalizuara në ato online, ne ofrojmë mundësi zhvillimi të personalizuar për të gjithë njerëzit, kudo që janë.

Ajo Cfarë Ne bëjmë

Zhvillim Lidershipi & Profesional I Individualizuar Për Çdo Individ

Ne ju ofrojmë gjetjen e talenteve më të mire të cilët jo cdokush mund ti gjejë, për pozicionet tuaja që janë të vështira për t'u plotësuar duke përdorur njohuritë tona të thelluara dhe rrjetin tonë të gjerë në tregun e punës, nëpërmjet rekrutuesve/headhunters të specializuar dhe njerëzve të punësuar më parë në industrinë tuaj. Ne ju ofrojmë një pasqyrë të qartë të talenteve brenda tregut dhe, ç'është më e rëndësishmja, një aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur talentin e duhur për organizatën tuaj.

Zhvillimi I Lidershipit

Zhvillojmë udhëheqës të aftë që mund të drejtojnë ekipet gjatë ndryshimeve të mëdha.

ZHVILLIM PROFESIONAL

Zhvillojmë aftësitë më të mira për profesionin tuaj dhe përmirësojmë performancën në ekip.

TRAJNIME & CERTIFIKIME

Trajnime të çertifikuara për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Shitjet dhe Kujdesin ndaj klientit, Trajnime Individuale

MENTORIM

Mentorim profesional të personalizuar për të zhvilluar drejtuesit, zbuluar problemet dhe për të ndryshuar sjelljet

SI JU NDIHMOJMË

ZHVILLOJMË NJERËZIT NË ÇDO NIVEL, SJELLIM NDRYSHIMIN NË ÇDO NIVEL

Zhvilloni njerëzit tuaj që nga dita e parë që ata i bashkohen ekipit tuaj – qoftë nëse ata janë intern të rinj apo punonjësit tuaj më të vjetër – vetëm kështu ju do të krijoni një kulturë që mundëson transformimin. Nga një punonjës në shumë, në të gjitha nivelet. Ja si mund t’ju ndihmojmë.

Ne ndërtojmë Profilet e Suksesit të cilat përcaktojnë aftësitë dhe mendësinë e nevojshme që duhen për të arritur rezultate të larta në një pozicion specifik pune, dhe shërbejnë si standard krahasimi për të vlerësuar punonjësit tuaj. Ne përshkruajmë me detaje punën që duhet të bëhet në cilindo rol të caktuar, aftësitë, njohuritë, kompetencat dhe tiparet që duhet të kenë punonjësit e suksesshëm. Sapo ne ndërtojmë Modelin e Komptencave/Profilet e Suksesit, atëherë ne punojmë me ju për të testuar dhe vlerësuar të gjithë punonjësit tuaj bazuar në këto profile dhe zhvillojmë atë cka ju duhet për të pasur suksesin e garantuar.

Rrjedhimisht, zhvillimi më i mirë nuk ndodh i izoluar. Ne ju ndihmojmë të përcaktoni dhe hartoni strategjitë e të mësuarit dhe rrugëtimin e zhvillimit në çdo nivel, duke siguruar që ato të ndërtohen mbi njëra-tjetrën, duke krijuar një qasje të qëndrueshme për të gjithë punonjësit tuaj.

Lidershipi dhe zhvillimi profesional nuk është I njëjtë për të gjithë. Ne testojmë dhe analizojmë pozicionet në të gjitha nivelet, llojin e personalitetit të secilit, rolin e tyre dhe kompaninë, në mënyrë që të zbulojmë potencialin që i duhet stafit tuaj dhe njëkohësisht të kuptoni se ku qëndrojnë njerëzit tuaj sot.

Duke testuar bazuar mbi Modelin e Kompetencave/Profilet e Suksesit, ne më pas hartojmë raporte të personalizuara për secilin nga punonjësit, në mënyrë që të identifikojmë boshllëqet. Kjo na metodë na mundëson ne të kuptojmë se si njerëzit tuaj mësojnë më mirë, kështu që ne mund të hartojmë programe zhvillimi që i përshtaten nevojave të tyre, potencialit që ata kanë për lidership, aftësisë për të mësuar dhe të identifikojmë liderat e të nesërmes.

Biznesi juaj shpesh pëson ndyshime të vazhdueshme.Po ashtu dhe njerëzit tuaj duhet të jenë të aftë të ndryshojnë dhe të rriten minimalisht aq shpejt sa biznesi juaj dhe të bëjnë maksimumin për të qenë më të mirët. Ne e dimë se çfarë të kërkojmë dhe si ta personalizojmë dhe shkallëzojmë ndryshimin që duhet të shihni për të arritur në rezultatet që aspironi, tani. Çdo person është i ndryshëm. Secili ka një rrugëtim të ndryshëm. Për drejtuesit dhe profesionistët, ne kemi metoda zhvillimi të cilat dizenjohen specifike dhe të personalizuara dhe u mundësojnë njerëzve tuaj të ndërrmarrin një rrugë interactive dhe angazhuese drejt zhvillimit të aftësive të synuara.

Për një apo shumë punonjës, ne mund të mundësojmë zhvillimin sido që ju nevojitet, përmes një metodologjie që mund të kryet në çdo kohë, për çdo numër drejtuesish. Në mënyrë që ato që do të mësojnë ti përvetësojnë përgjithmonë, ne bazojmë çdo rrugëtim në shkencën e ndryshimit të sjelljes dhe përvojës së provuar. Përmes metodës online të të mësuarit dixhital dhe vetë-planifikimit të kohës së trajinimit/mësimit & testimit, përfitimi i njohurive, mendësisë dhe aftësive të reja është më frytdhënës.

//elitejobs.org/wp-content/uploads/2021/02/LOGO-per-WEB-Transparente.png

Newsletter

Enter your email address here always to be updated. We promise not to spam!

sqAlbanian