Tiranë, Koordinator Shitjesh
Për një nga klientët tanë në Tiranë, një kompani lider ne fushen e Fitness & Wellness, po kërkojmë një Koordinator Shitjesh.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpret klientët dhe vizitorët me një qëndrim pozitiv dhe mbështetës.
- I përgjigjet thirrjeve telefonike, pyetjeve të kientëve dhe orienton kërkesën drejt perosnave përgjegjës.
- Regjistron anëtarë të rinj dhe verifikon vlefshmërinë kartave te anëtarësisë sipas paketave individuale.
- Ndihmon ekipin e shitjes në prezantimin e paketave të anëtarësisë dhe promovimin e shërbimeve, programeve dhe produkteve të palestrës.
- Bazuar në kërkesat e klientëve, planifikon takimet mes klientit dhe trajnerit personal, klasave te fitnessit grupor dhe shërbime te tjera.
- Mban pastër dhe të organizuar zonën e recepsionit dhe të pritjes së Klientit.
- Ndihmon në zgjidhjen e shqetësimeve apo kërkesave nga ana e klientëve dhe adreson ato pranë departamenteve përgjegjëse.
- Monitoron inventarin e produkteve të palestrës si peshqirë, shishe uji dhe produktetë tjera.
- Sigurohet që të respektohen rregullat e sigurisë dhe shëndetit në ambjentet e palestrës
- Kryen detyra të tjera administrative sipas udhëzimeve nga eprori direct.
Kërkesat e profilit:
- Diploma e shkollës së Larte ose ekuivalent (e detyrueshme).
- Trajnimi ose certifikimi në shërbimin ndaj klientit (e preferuar).
- Eksperiencë e provuar si recepsionist ose në rol të ngjashëm në shërbim ndaj klientëve. Njohuri të pajisjeve të fitnessit dhe operacioneve të palestrës është një avantazh.
- Njohje shume e mire e gjuhës Angleze (niveli minimal i kerkuar B1). Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Njohuri bazë të kompjuterit dhe programeve administrative duke përfshirë MS Office dhe softuerin e menaxhimit të qendrës së fitnessit.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi personal.
- Aftësi organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Aftësi për të punuar efektivisht si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
- Mundësi për të punuar në oraret fleksibël
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi të ngarkoni CV-në tuaj më poshtë dhe/ose në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”.
Ju informojmë se ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.