Tiranë, Kamarier/e

Posted 2 years ago

Për një nga klientët tanë në Tiranë, po kërkojmë KAMARIER/E

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ju do të jeni përgjegjës për të siguruar një nivel të shkëlqyeshëm të shërbimit për klientët tanë;
  • Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • I aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni kënaqësinë e klientëve;
  • Përshëndesni dhe shoqëroni klientët në tryezat e tyre;
  • Paraqisni menunë dhe ofroni informacion të detajuar kur pyeteni mbi menunë (p.sh. në lidhje me racionet, përbërësit apo alergji të mundshme ushqimore);
  • Ofroni rekomandime mbi menunë dhe shisni produkte shtesë nëse është e përshtatshme;
  • Organizoni sistemimin e tryezave dhe siguroni që ambienti i ngrënies të jetë i rregullt dhe i pastër;
  • Të jeni korrekt dhe i saktë në llogaritjen e pagesave të faturave.

Kërkesat e profilit:

  • A është aftësia për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi ajo qe ju vecon nga të tjerët?
  • A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
  • A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?
  • A jeni njohës mirë i gjuhës Angleze dhe/apo Italiane?
  • A dëshironi një pagë të kënaqshme dhe konkurrente në treg me benefite dhe kushte shumë të mira pune?

Si të aplikoni:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të ngargojnë aplikimin e tyre (CV) mëposhtë dhe/ose në: hr@elitejobs.org  dhe/ose  duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.  Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”

  • Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Apply Online