Tirane, Inxhinier Elektrik

Posted 1 year ago

Elite Jobs International, për një nga klienët e saj, lider në fushën e ndërtimit, termohidraulikës, teknologjisë së ujit, ndërtimit të pishinave dhe SPA-ve. po kërkon një

INXHINIER ELEKTRIK

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projektimi, planifikimi dhe implementimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi dhe instalimesh teknologjike.
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i punimeve elektrike në terren, duke siguruar respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik, vizatimeve elektrike dhe specifikimeve të pajisjeve.
  • Analiza e tregut dhe ofertave për pajisje elektrike, si dhe negocimi me furnitorë për zgjedhjen më të përshtatshme.
  • Koordinimi me inxhinierët e tjerë (mekanikë, hidraulikë, arkitektë) për integrimin e sistemeve elektrike në projekt.
  • Kryerja e matjeve elektrike dhe testimeve për verifikimin e cilësisë së punimeve.
  • Dhënia e zgjidhjeve teknike për probleme të hasura gjatë implementimit të projekteve.
  • Menaxhimi i ekipit teknik dhe organizimi i punës në mënyrë efikase.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me normat ligjore, standardet e BE-së dhe rregulloret përkatëse të sigurisë elektrike.
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e punimeve dhe paraqitja e analizave të kostove.

Kërkesat e profilit:

  • Arsim i lartë universitar Inxhinier Elektrik
  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune
  • Njohuri të avancuara në fushën e elektrikës, si dhe aftësi shumë të mira menaxheriale.
  • Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia;
  • Te jete I disponueshem per te punuar ne projekte te ndryshme ne terren.
  • Njohja e software te projektimit perben avantazh.
  • Te kete njohuri ne perdorimin e AutoCAD, MS Office, etj.
  • Njohje e gjuhës Angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në ekip dhe përshtatje me ndryshimet.
  • Leje qarkullimi kategoria B.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi ngarkoni CV-në tuaj më poshtë dhe/ose në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni

 Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”.

Ju informojmë se ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Apply Online