Specialist për llamarinist automjetesh/Panel beater

Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në industrinë e makinave në MALTË, një kompani lider e cila operon prej më shumë se 30 vjet, dhe është duke u zgjeruar për t’u bërë një nga kompanitë më të mëdha në vend, po kërkojmë:
SPECIALIST PËR LLAMARINIST AUTOMJETESH/PANEL BEATER
PAGA VJETORE
€20,000-€25,000 në vit, (në varësi të eksperiencës)
Kjo pagë është për 5 ditë pune me turn 8 orësh, 7 – 15.30
Paga për orët shtesë paguhet me 150%.
SPONSORIZIM I VIZËS SË PUNËS ËSHTË I DISPONUESHËM PËR KËTË POZICION. PAS NJË VITI PËRFITONI KARTËN BLU EUROPIANE
Kërkesat e profilit:
- Të keni 5 ose më shumë vite eksperiencë pune si llamarinist makinash;
- Eksperiencë për: Kryerjen e inspektimeve tw automjeteve për të vlerësuar shkallën e dëmtimit; Çmontimi i pjesëve të dëmtuara të automjetit; Riparimi i gërvishtjeve, shenjave dhe dëmtimeve të tjera të trupit tw automjeteve dhe zëvendësimi i pjesëve që nuk mund të riparohen; Drejtimi dhe riparimi i llamarinave të makinave.
- Leje drejtimi e vlefshme e kategorisë B
- Zotërimi i mirë i gjuhës Angleze
- Arsim I mesëm
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- I gatshëm të zhvendoseni sapo të dale viza e punës.
Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në: hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |