Specialist/e Marketing

Full time
Tirane, Albania
Posted 2 years ago

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
Ne jemi në kërkim të një Specialist/e Marketing

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
• Përgjegjës për të gjitha kanalet dhe materialet e komunikimit të kompanisë (on-line, off-line, ATL, BTL, aktivitetet e mediave sociale, website etj);
• Harton, zbaton dhe monitoron strategjinë dhe planet e marketingut;
• Kryen hulumtime të tregut dhe identifikon pikat e forta dhe dobësitë të kompanisë; gjen mundësitë e tregut;
• Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar dhe mbajtur kontakte me partnerë strategjikë si media, palët e interesuara dhe klientë të mundshëm;
• Planifikon dhe realizon ekzekutimin e të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM (optimizimi i motorreve të kërkimit/marketingu i motorrove të kërkimit), bazën e të dhënave të marketingut, email-in, mediat sociale dhe fushatat reklamuese;
• Mirëmban faqet website të kompanisë;
• Përpilimi i raporteve javore, mujore, e vjetore të aktiviteteve dhe matje të efikasitetit të tyre.

Kriteret dhe Aftësitë

• Arsimi i lartë në Marketing, Shkenca kompjuterike dhe të ngjashme. Diploma Master do të ishte avantazh;
• Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune në Marketing;
• Të njohë shume mirë të gjuhës Angleze;
• Të njohë WordPress : elementor & unison buiders;
• Të zotërojë shumë mirë Adobe Illustrator & Photoshop dhe ‘’Paketën Office’’;
• Të ketë njohuri shumë të mira në Google AdWords, Google Trends;
• Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi të shumë të mira prezantimi;

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi bëni submit CV këtu.

Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Job Features

Job CategoryJobs In Albania

Apply Online