Shef kuzhine per menu me baze peshku & mishi.

Full time
Tirane, Albania
Posted 3 years ago

Për një nga partnerët tanë një kompani lider ne fushen e gastronomisë në Tiranë, kërkojmë:


SHEF KUZHINE PER MENU ME BAZE PESHKU & MISHI.
Për të punuar me ne, duart, mendja dhe zemra juaj duhet të jenë në harmoni të plotë. Ne i duam shefat e kuzhinës që janë krijues dhe punojnë me pasion e plot krenari, ritëm dhe energji. Ju do të keni:

  • Eksperiencë në gatimin e menuve me bazë peshku & mishi, në restorante të cilësisë së lartë;
  • Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • Ofroni rekomandime mbi menunë dhe krijoni receta të reja;
  • Organizoni punën tuaj në mënyrë që ambienti i kuzhinës të ngrënies të jetë i rregullt dhe i pastër;

Kërkesat e profilit:

  • A keni 3 ose më shumë vite eksperiencë pune si kuzhinier për menutë me bazë peshku & mishi, në restorante të nivelit të lartë?
  • A dëshironi një pagë të kënaqshme dhe konkurrente në treg me benefite dhe kushte shumë të mira pune?
  • A është aftësia për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi ajo qe ju vecon nga të tjerët?
  • A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
  • A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në: hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Job Features

Job CategoryJobs In Albania

Apply Online