INXHINIER SHËRBIMI I ROBOTËVE TË QUMËSHTIT LELY

Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, një fabrikë & fermë e prodhimit të qumështit në Angli, po kërkojmë:
Service Engineer/Inxhinier Shërbimi I Robotëve Të Qumështit Lely – Në Angli
Për këtë rol, aplikantët duhet të kenë njohuri të mira të sistemeve të mjeljes së automatizuar- Lely.
Paga dhe benefitet
Një pagë konkurruese duke filluar nga 13 £ – 20 £ në orë në varësi të eksperiencës,
Kushtet e shkëlqyera të punës, duke përfshirë 28 ditë pushimi vjetor
Akomodimi në dispozicion, brenda zonës lokale
Ofrohet një automjet shërbimi, celular dhe laptop i pajisur mirë
Trajnimi I mëtejshëm për të siguruar njohuri të zgjeruara të robotit mjelës
Përgjegjësitë
Mirëmbajtja dhe shërbimi i robotëve mjelës A5 në të dyja njësitë e bulmetit të kompanisë
Të jeni të gatshëm për të rregulluar problemet me makineritë mjelëse në cdo kohë/on call service.
Kërkesat e profilit:
- Minimalisht të keni 2+ vite eksperiencë pune si Inxhinier Shërbimi I robotëve mjelës Leli në fabrikat/fermat e qumështit;
- Niveli i gjuhës Angleze: i/e aftë për të marrë IELTS UKVI General me një rezultat overall B1;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- I/e gatshme të zhvendoseni sapo të dalë viza e punës.
Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të uploadojnë cv më poshtë dhe/ose në hr@elitejobs.org
Job Features
Job Category | Punët Jashtë Vendit |