SALDATORË NË ANGLI

Kontratë 2 – vjeçare me rinovim 3-vjeçar të garantuar dhe më pas merrni nënshtetësinë.
Saldatorët duhet të kenë punuar me metodën e saldimit MIG dhe të kenë përvojë në industrinë e çelikut. Kompania prej më shumë se 40 vjetësh është një ndër kompanitë kryesore të prodhimit të çelikut strukturor në vend dhe ka udhëhequr disa nga projektet më të mëdha të ndërtimit në Mbretënë e Bashkuar.
Detyrat do të përfshijnë:
- Saldimin
- Bluarjen
- Operimin e Vinçave/Cranes në lartësi
- Raportimin e problematikave sipas rregulloreve të caktuara;
- Kryerjen e punës në mënyrë të sigurt, në përputhje me politikat e kompanisë
Kërkesat e profilit:
- Përvoja e mëparshme si saldator me metodën MIG është thelbësore;
- Të jeni i aftë fizikisht për shkak të kërkesave të punës;
- Person që priret të punojë me përkushtim, i zellshëm, efikas dhe i besueshëm;
- Niveli i gjuhës Angleze: i/e aftë për të kaluar IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- I gatshëm të zhvendoseni sapo të dale viza e punës.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të uplodojnë aplikimin e tyre (CV) këtu ose në: hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |