PUNONJËS FERME NË ANGLI

Full time
United Kingdom
Posted 1 year ago

Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë në UNITED KINGDOM, një kompani lider në prodhimin e bulmetrave, e cila operon prej më shumë se 30 vjetësh, kërkojmë:

PUNONJËS FERME

Fermat janë të pajisura me makineri moderne. Si punonjës/e i/e fermës së qumështit, disa prej përgjegjësive të përditshme përfshijnë:

  • Detyra të tjera të përgjithshme lidhur me proceset e punës në fermë;
  • Përdorimi i makinerive të ndryshme;
  • Raportimi i problematikave sipas rregulloreve të caktuara;
  • Mbajtja në nivele të larta të higjenës;
  • Kryerja e punës në mënyrë të sigurt, në përputhje me rregullat e kompanisë.

Kërkesat e profilit:

  • Përvoja e mëparshme në ferma është thelbësore ndërsa njohja e përdorimit të makinerive bujqësore përbën avantazh;
  • I/e aftë fizikisht për shkak të kërkesave të punës;
  • I/e aftë për të punuar me turne;
  • Person që priret të punojë me përkushtim, i/e zellshëm, energjik/e, efikas/e dhe i/e besueshëm;
  • Leje drejtimi e vlefshme e kategorisë B;
  • Niveli i gjuhës Angleze: i/e aftë për të kaluar IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
  • I/e gatshme të zhvendoseni sapo të dalë viza e punës.

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të ngarkojnë CV-në në Anglisht, këtu osenë: hr@elitejobs.org

Job Features

Job CategoryJobs Abroad

Apply Online