Kërkohen Kamarier/e në Riyadh, KSA

Ne jemi Elite Jobs International,lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
Elite Jobs International ju ofron mundësi të shkëlqyer për tu punësuar si KAMARIER/E për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, lider në fushën e gastronomisë, në Riyadh, KSA (Kingdom of Saudi Arabia).
KAMARIER/E
Benefitet përfshjnë (falas):
- Akomodimin
- Ushqimin
- Biletën e udhëtimit vajtje – ardhje
- Sigurimet shëndetësore & shoqërore
Përgjegjësitë kryesore:
- Ju do të jeni përgjegjës për të siguruar një nivel të shkëlqyeshëm të shërbimit për klientët tanë;
- Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
- I aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni kënaqësinë e klientëve;
- Të jeni korrekt dhe i saktë në llogaritjen e pagesave të faturave.
Kërkesat e profilit:
- 2 ose më shumë vite eksperiencë pune në restorante të nivelit të lartë;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
- Aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- Njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze;
Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në: hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |