Menaxher Restoranti

Full time
Tirane, Albania
Posted 2 years ago

Për një nga partnerët tanë një kompani lider ne fushen e gastronomisë në Tiranë, po kërkojmë:

MENAXHER RESTORANTI

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për të manaxhuar dhe kontrolluar të gjithë ecurinë e restorantit;
  • Hartimi I një plani me objektiva të qarta me qëllim përmirësimin dhe rritjen e të ardhurave;
  • Të jetë në gjendje të përcaktojë dhe zbatojë standardet e një shërbimi cilësor në bar dhe në restorant përfshirë standartet për higjenën të sigurisë & shëndetit në punë;
  • Përgjegjës për përzgjedhjen, trajnimin, menaxhimin e stafit si edhe hartimin e TKP-ve për vlerësimin e punonjësve;
  • Të jetë I aftë për hartimin dhe menaxhimin e buxheteve, menuve, furnizimeve dhe marrëdhënieve me furnitorët dhe klientët;
  • Të kryejë promovimin dhe marketimin e biznesit në klientë potencialë
  • Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar në mënyrë sa më efektive stafin;
  • Përgatitjen dhe prezantimin e raporteve mbi ecurinë dhe menaxhimin e shitjeve dhe personelit.

Kërkesat e profilit:

  • A keni 5 vjet ose më shumë vite eksperiencë pune në pozicionin që kërkojmë në restorante të nivelit të lartë?
  • A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
  • A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?
  • A është komunikimi juaj bindës dhe ai qe ju vecon nga të tjerët?
  • A jeni njohës i i programeve bazë kompjuterike të paketës Microsoft Office?
  • A jeni njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze?
  • A dëshironi një pagë të kënaqshme dhe konkurrente në treg me benefite dhe kushte shumë të mira pune?

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Job Features

Job CategoryJobs In Albania

Apply Online