Kuzhinier/e Per Menu Orientale

Për një nga partnerët tanë një kompani lider ne fushen e gastronomisë në Tiranë, po kërkojmë:
KUZHINIER PËR MENU ORIENTALE
Sushi ka të bëjë me teknikën, traditën dhe saktësinë. Për të punuar me ne, duart, mendja dhe zemra juaj duhet të jenë në harmoni të plotë. Ne i duam shefat e kuzhinës që janë krijues dhe punojnë me pasion e plot krenari, ritëm dhe energji. Ju do të keni:
- Eksperiencë në gatimin e menuve orientale/sushi në restorante të cilësisë së lartë;
- I/e aftë të përdorë përbërësit e duhur për të përgatitur salca të freskëta dhe të shumësllojshme të kuzhinës orientale dhe jo vetëm;
- Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
- Ofroni rekomandime mbi menunë dhe krijoni receta të reja;
- Organizoni punën tuaj në mënyrë që ambienti i kuzhinës të ngrënies të jetë i rregullt dhe i pastër;
Kërkesat e profilit:
- A keni 3 ose më shumë vite eksperiencë pune si kuzhinier për menutë orientale në restorante të nivelit të lartë?
- A është aftësia për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi ajo qe ju vecon nga të tjerët?
- A keni një diplomë profesionale në hoteleri & turizëm?
- A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
- A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?
- A dëshironi një pagë të kënaqshme dhe konkurrente në treg me benefite dhe kushte shumë të mira pune?
Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV).
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Job Features
Job Category | Jobs In Albania |