KUWAIT, WAITER/KAMARIER/E

Ne ju ofrojmë mundësi të shkëlqyer për tu punësuar si WAITER/KAMARIER/E në Kuwait City, KUWAIT për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, lider në fushën e gastronomisë.
WAITER/KAMARIER/E
Paga Bazë – $1200 – $1500 Net në muaj
Benefitet përfshjnë (falas):
- Akomodim i ofruar/paguar nga punëdhënësi;
- Transport I garantuar;
- Bileta avionit vajtje-ardhje e paguar nga kompania;
- Ushqimi i mbuluar nga kompania sipas kontratës së punës;
- Kontratë pune 1-vjeçare me të drejte rinovimi;
- Siguracion shëndetësor i mbuluar;
- Lejeqëndrimi;
- Leje vjetore të paguar 30 dite në vit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ju do të jeni përgjegjës për të siguruar një nivel të shkëlqyeshëm të shërbimit për klientët tanë;
- Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
- I aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni kënaqësinë e klientëve;
- Të jeni korrekt dhe i saktë në llogaritjen e pagesave të faturave.
Kërkesat e profilit:
- 1 ose më shumë vite eksperiencë pune në restorante;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
- Aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- Njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze;
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të uploadojnë aplikimin e tyre, CV në Anglisht në butonin submit më poshtë dhe/ose hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Job Features
Job Category | Punët Jashtë Vendit |