Katar, ofrohen vende pune per INFERMIER/E në Doha

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
Lindja e Mesme vazhdon të ofrojë role emocionuese për individë të talentuar. Elite Jobs International, aktualisht po kërkon:
INFERMIERË TË PËRGJITHSHËM/ TË REGJISTRUAR për t’iu bashkuar një nga spitaleve më të mëdhenj në DOHA, KATAR.
Infermierët do të jenë pjesë e ekipit për përkujdesjen e pacientëve në Shtëpi, duke kryer vizita javore. 8 orë punë në ditë ose 48 orë / në javë, një ditë pushimi. Çdo orë që tejkalon numrin e caktuar të orëve do të konsiderohet si për orë shtesë përfshirë dhe kur jeni duke udhëtuarpër në vendin e punës.
Paketa e Benefiteve:
- Paga bazë $1000 Neto
- Pagesë për shpenzimet ushqimore
- Pagesë për akomodimin
- Bileta e Fluturimit
- Transporti
- Koha shtesë e garantuar deri në $ 400 në muaj
Kërkesat e profilit
- Diplomë në Infermieri, i/e regjistruar;
- Minimumi 2 vjet përvojë në një klinikë / mjedis spitalor;
- Kaloni provimin mjekësor;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- Njohës shumë i/e mirë i gjuhës Angleze;
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale.”Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |