Inxhinier/e Elektrik
Në emër të një prej partnerëve tanë, një kompani ndërkombëtare, po kërkojmë për një projekt 2-vjeçar, i cili zhvillohet në Tiranë:
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
Detyra te tjera që nuk janë përmendur specifikisht më sipër, dhe që janë në funksion të përmbushjes së detyrave të këtij pozicioni.
Kërkesat e profilit:
- A je i/e diplomuar dhe licensuar si Inxhinier/e Elektrik?
- A keni 5 vjet ose më shumë vite eksperiencë pune në pozicionin që kërkojmë?
- A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
- A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?
- A është komunikimi juaj bindës dhe ai qe ju vecon nga të tjerët?
- A jeni njohës ii programeve bazë kompjuterike të paketës Microsoft Office si edhe programit Revit, Autocad për instalimet elektrike?
- A jeni njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze si në të folur ashtu edhe në të shkruar?
Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV në Anglisht) në: hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Job Features
Job Category | Jobs In Albania |