KAMARIER/E në DOHA, QATAR

Elite Jobs International ju ofron mundësi të shkëlqyer për tu punësuar si KAMARIER/E për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, lider në fushën e gastronomisë, në DOHA, QATAR
Mundësi e shkëlqyer për avancim në karrierë; Trajnim I vazhdueshëm; Pjesë e një ekipi fitues i çmimeve kombëtare dhe ndërkombetare; Zbritje në restorantet dhe hotelet e rrjetit; Rregullsi në pagesën e orëve shtesë; Paketë e shkëlqyer page & benefitesh.
Paga Bazë – $1500 – $2000 Net në muaj
Benefitet përfshjnë:
- Akomodim i ofruar/paguar nga punëdhënësi;
- Transport I garantuar;
- Bileta avionit vajtje-ardhje e paguar nga kompania;
- Ushqimi i mbuluar nga kompania sipas kontratës së punës;
- Kontratë pune 2-vjeçare me të drejte rinovimi;
- Siguracion shëndetësor i mbuluar;
- Lejeqëndrimi për 2 vite;
- Leje vjetore të paguar 30 dite në vit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ju do të jeni përgjegjës për të siguruar një nivel të shkëlqyeshëm të shërbimit për klientët tanë;
- Të jeni i/e aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
- I/e aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni kënaqësinë e klientëve;
- Paraqisni menunë dhe ofroni informacion të detajuar kur pyeteni mbi menunë (p.sh. në lidhje me racionet, përbërësit apo alergji të mundshme ushqimore);
- Ofroni rekomandime mbi menunë dhe shisni produkte shtesë nëse është e përshtatshme;
Kërkesat e profilit:
- Preferohet 6 muaj ose më shumë eksperiencë pune e mëparshme në të njëjtin profil;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
- Niveli mesatar i gjuhës Angleze;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup.
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |