ANGLI-SPECIALIST SI LLAMARINIST AUTOMJETESH/PANEL BEATER

PAGA VJETORE – £27,000 – £35,000 (në varësi të eksperiencës)
Kjo pagë është për 5 ditë pune me turn 8 orësh
Për orët shtesë ofrohet pagesë ekstra
Orë shtesë të garantuara për ata që dëshirojnë
Kërkesat e profilit:
- Të keni 1 ose më shumë vite eksperiencë pune si llamarinist makinash;
- Eksperiencë për: Kryerjen e inspektimeve të automjeteve për të vlerësuar shkallën e dëmtimit; Çmontimi i pjesëve të dëmtuara të automjetit; Riparimi i gërvishtjeve, shenjave dhe dëmtimeve të tjera të trupit të automjeteve dhe zëvendësimi i pjesëve që nuk mund të riparohen; Drejtimi dhe riparimi i llamarinave të makinave;
- Leje drejtimi e vlefshme e kategorisë B;
- Niveli i gjuhës Angleze: i/e aftë për të kaluar IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1;
- Arsim I mesëm;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- I gatshëm të zhvendoseni sapo të dale viza e punës.
Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të uploadojnë aplikimin e tyre (CV) këtu.
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |