Angli, Llamarinist Automjetesh/Panel Beater,

Full time
United Kingdom
Posted 3 months ago

Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në industrinë e makinave në UNITED KINGDOM/ANGLI, një kompani lider e cila operon prej më shumë se 30 vjet, dhe është duke u zgjeruar për t’u bërë një nga kompanitë më të mëdha në vend, po kërkojmë: Llamarinist Automjetesh/Panel Beater

PAGA VJETORE – £27,000 – £35,000 (në varësi të eksperiencës)

Kjo pagë është për 5 ditë pune me turn 8 orësh

Për orët shtesë ofrohet pagesë ekstra

Orë shtesë të garantuara për ata që dëshirojnë

Kërkesat e profilit:

  • Të keni 1 ose më shumë vite eksperiencë pune si llamarinist makinash;
  • Eksperiencë për: Kryerjen e inspektimeve të automjeteve për të vlerësuar shkallën e dëmtimit; Çmontimi i pjesëve të dëmtuara të automjetit; Riparimi i gërvishtjeve, shenjave dhe dëmtimeve të tjera të trupit të automjeteve dhe zëvendësimi i pjesëve që nuk mund të riparohen; Drejtimi dhe riparimi i llamarinave të makinave;
  • Leje drejtimi e vlefshme e kategorisë B;
  • Niveli i gjuhës Angleze: i/e aftë për të kaluar IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1;
  • Arsim I mesëm;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
  • I gatshëm të zhvendoseni sapo të dale viza e punës.

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të ngarkojnë aplikimin e tyre (CV në Anglisht) më poshtë dhe/ose në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.  Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”

Job Features

Job CategoryJobs Abroad

Apply Online