Angli, KUZHINIER/E
Për një nga klientët tanë në Angli (UK), të cilët kanë një rrjet të suksesshëm restorantesh në të gjithë vendin dhe janë të njohur për ushqimin e tyre të shijshëm, po kërkojmë, Urgjent:
KUZHINIER/E
Përgjegjësitë Kryesore:
- Eksperiencë në gatimin e menuve të ndryshme vecanerisht ato me bazë mishi dhe në restorante të llojit Pub;
- Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
- Ofroni rekomandime mbi menunë dhe krijoni receta të reja;
- Organizoni punën tuaj në mënyrë që ambienti i kuzhinës të ngrënies të jetë i rregullt dhe i pastër;
Kërkesat e profilit
- Minimumi 3 vjet përvojë si kuzhinier/e;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
- Niveli i gjuhës Angleze: IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1 (kanë prioritet ata qe e kanë mbrojtur gjuhën);
- I gatshëm të zhvendoseni, sapo të dalë viza e punës.
Paketa e Benefiteve:
- Bonus dhe Bakshishe sipas skemës
- Orë shtesë sipas legjislacionit përkatës;
- Ushqimi falas, ndërsa jeni në turn.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të ngarkojnë CV në Anglisht më poshtë ose dërgojeni në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Job Features
| Job Category | Jobs Abroad |