Angli, Fish Filleting Worker/ Punëtor i Filetimit të Peshkut

Full time
United Kingdom
Posted 5 months ago

Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në INDUSTRINË E PROCESIMIT TË PESHKUT NË ANGLI, një kompani lider e cila operon prej më shumë se 30 vjetësh, po kërkojmë: Fish Filleting Worker/ Punëtor i Filetimit të Peshkut

Turni i Tretë/i Natës

Paga orare – £10.30 në orë

Paga për orët shtesë paguhet ekstra.

Bonusi i pjesëmarrjes: 15% mbi pagën mujore (1 tetor-30 mars) dhe 25% mbi pagën mujore (1 prill deri më 30 shtator). Ky bonus bazohet në frekuentimin 100% në muaj.

Orari i punës

5 pm – 2 am – 6 ditë në javë (e Diel-e Premte)

Përfitimet shtesë

• Strehim/akomodim me pagesë më të ulët se vlerat në treg

• Regjistrimi automatik në skemën e pensionit të kompanisë;

• 33 ditë pushimi vjetor (përfshirë pushimet e festave)

• Mundësi për zhvillim karriere dhe benefite të tjerave sipas skemave aktuale të kompanisë

Detyrat ditore përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Pastroni, prisni dhe përgatisni peshkun sipas udhëzimeve p.sh. pastrim dhe filetim
  • Siguroni rendiment maksimal nga produkti duke minimizuar mbetjet
  • Njohuri për teknikat dhe prerjet e ndryshme të përgatitjes së peshkut
  • Peshoni, paketoni dhe etiketoni produktet në përputhje me specifikimet
  • Pastroni dhe mirëmbani mjetet e punës kur nuk janë në përdorim
  • Ndiqni të gjitha udhëzimet e shëndetit, sigurisë dhe higjienës
  • Merrni pjesë në trajnime sipas nevojës dhe kur kërkohet
  • Nëse kërkohet, merrni pjesë në takimet e stafit
  • Ndihmoni në detyra të tjera sipas udhëzimeve

Kërkesat e profilit:

  • Eksperiencë në pastrimin dhe filetimin e peshkut;
  • Niveli i gjuhës Angleze B1 General;
  • Fizikisht I aftë për të kryer me sukses detyrat e punës
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
  • Arsim I mesëm
  • Pa precedent penal apo histori emigracioni/ekspuls
  • I/e gatshëm të zhvendoseni sapo të dale viza e punës

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të ngarkojnë këtu cv në Anglisht dhe/ose në: hr@elitejobs.org.  Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”

Job Features

Job CategoryJobs Abroad

Apply Online