HEAD BARISTA & BARISTA – KRYE BANAKIER/E dhe BANAKIER/E në DOHA, QATAR

Elite Jobs International ofron mundësi të shkëlqyer për të punësuar 1 HEAD BARISTA & 3 BARISTA për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, lider në fushën e gastronomisë, në DOHA, QATAR
Mundësi e shkëlqyer për avancim në karrierë; Trajnim I vazhdueshëm; Pjesë e një ekipi fitues i çmimeve kombëtare dhe ndërkombetare; Zbritje në restorantet dhe hotelet e rrjetit; Rregullsi në pagesën e orëve shtesë; Paketë e shkëlqyer page & benefitesh.
Paga Bazë për Krye Banakier/e- $2500 – $3000 Net në muaj
Paga Bazë për Banakier/e- $1500 – $2000 Net në muaj
Benefitet për të dyja rolet, përfshjnë:
- Akomodim i ofruar/paguar nga punëdhënësi;
- Transport I garantuar;
- Bileta avionit vajtje-ardhje e paguar nga kompania;
- Ushqimi i mbuluar nga kompania sipas kontratës së punës;
- Kontratë pune 2-vjeçare me të drejte rinovimi;
- Siguracion shëndetësor i mbuluar;
- Lejeqëndrimi për 2 vite;
- Leje vjetore të paguar 30 dite në vit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përzgjedhja dhe përzierja e përbërësve, zbukurimi i gotave dhe ofrimi pijeve për klientët sipas porosisë së kamarierëve;
- Marrja e inventarit dhe porositja e furnizimeve për të siguruar që banaku është i pajisur mirë;
- Respektimi i të gjitha rregulloreve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit;
- Zhvillimi i recetave të reja të koktejeve.
- Të jeni i/e aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
- I/e aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni performancën tuaj.
Kërkesat e profilit:
- Për Krye Banakier/e 3 ose më shumë vite eksperiencë pune;
- Për Banakier/e 1 ose më shumë vite eksperiencë pune;
- Niveli mesatar i gjuhës Angleze;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
- Aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
Job Features
Job Category | Jobs Abroad |