Mundësi e shkëlqyer për tu punësuar si NAIL TECHNICIAN/MANIKYRISTE për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, një sallon prestigjioz në qendër të KUWAIT CITY në KUWAIT.
NAIL TECHNICIAN/MANIKYRISTE
Paga Bazë – $2300 Net në muaj
$85 në javë për blerje ushqimesh/food allowance
Benefitet përfshjnë:
- Akomodim i ofruar/paguar nga punëdhënësi;
- Transport I garantuar;
- Bileta avionit vajtje-ardhje e paguar nga kompania;
- Kontratë pune 1-vjeçare me të drejte rinovimi;
- Siguracion shëndetësor i mbuluar;
- Lejeqëndrimi;
- Leje vjetore të paguar 30 dite në vit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëprisni klientët dhe identifikoni preferencat e tyre duke bërë pyetjet e duhura
- Hiqni manikyrin dhe xhelin e aplikuar më pare
- Lyejini thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
- Pastroni, prisni dhe ju jepni formën e duhur apo te kërkuar thonjve
- Rekomandoni ngjyra dhe dizajne bazuar në stilin e çdo klienti.
- Përgatitni dhe pastroni stacionin e bukurisë ndërmjet takimeve.
- Sterilizoni pajisjet përpara përdorimit.
Kërkesat e profilit:
- 1 ose më shumë vite eksperiencë pune në të njëjtin profil;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
- Niveli mesatar i gjuhës Angleze;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të uploadojnë aplikimin e tyre, CV në Anglisht në butonin e mëposhtëm submit dhe/ose në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni.
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.