Shërbimet tona të konsulencës për burimet njerëzore

Elite Jobs International ofron një larmi të gjerë shërbimesh konsulence të personalizuara për MBNJ. Ne mund t'ju ndihmojmë me nevojat tuaja për burimet njerëzore, përfshirë dhe fushat përtej asaj që është e listuar më poshtë.

Strategjia e Kompanisë

Të gjithë njerëzit tuaj duhet të luajnë një rol në qëllimin tuaj

 

Organizatat janë në mes të një ndryshimi të madh. Pritshmëritë e klientëve, punonjësve, aksionerëve dhe shoqërisë po ndryshojnë në mënyrë dramatike. Për të ecur përpara, çdo organizatë do të duhet të rimendojë mënyrën si bën biznes.

Janë njerëzit ata që do ta drejtojnë këtë transformim. Sepse të gjitha strategjitë, planifikimet dhe inovacionet që janë pjesë e ambicieve tuaja për të ardhmen e kompanisë, do të dështojnë nëse nuk i përfshini njerëzit tuaj përgjatë këtij rrugëtimi.

Dhe udhëtimi është po aq i rëndësishëm sa destinacioni. Ne ju ndihmojmë që të gjithë punonjësit tuaj të kenë të njëjtin qëllim si ju. Ne u japim atyre strukturën, proceset dhe kulturën e nevojshme për të arritur këtë. Punën që i motivon dhe frymëzon ata. Ne ju ndihmojmë ju dhe ata të keni sukses tani dhe në të ardhmen.

Ajo Cfarë Ne bëjmë

Ne punojmë me ju për të qartësuar strategjinë e biznesit të organizatës suaj dhe për ta shndërruar atë në një strukturë, procese dhe model operacional – gjithmonë duke pasur njerëzit dhe kulturën tuaj në mendje.

Strukturimi Organizativ dhe i Ekipit Ekzekutivit

Ndërtoni aftësitë dhe strukturën e duhur organizative për të zbatuar strategjinë tuaj. Ndërtoni një ekip udhëheqës i cili mund të përmirësojë ndjeshëm performancën organizative teksa zhvillon transformim.

Strategjia dhe performanca e njerëzve

Avantazhi konkurrues fillon me njerëzit tuaj. Suksesi fillon me: Auditim I MBNJ | Politikat dhe Praktikat më të mira për BNJ | Manuali për Punonjësit | Përshkrimet e Punës | Politikat dhe Praktikat e Rekrutimit |Integrimi I Punonjësve të rinj

Transformimi Kulturor & Projekte specifike

Transformoni mendjet dhe mënyrat e punës së njerëzve tuaj nëpërmjet: Planifikimi I liderave të ardhshëm/ Programet për Angazhimin e Punonjësve/Modeli I Kompetencave/Zgjedhja & implementimi I Sistemeve BNJ/Auditimi I BNJ.

HR në cdo kohë

Menaxhimi i Performancës | Marrëdhëniet e Punonjësve |Paketa e Shpërblimeve/ Intervistat e largimit | Këshillim për të larguarit | Vlerësime | Përputhshmëri

Ne kemi një qasje të qartë ndaj vendimeve mbi punonjësit tuaj

Kur bëhet fjalë për strategjinë organizative, ka shumë për t'u rimenduar: ne ju ndihmojmë të bëni ndryshimin duke ndërtuar strukturat, kulturën, proceset dhe fuqinë punëtore që ju nevojiten. Përqasja jonë për të gjitha këto bazohet mbi të dhëna të sakta, njohuri dhe metodologji të provuara dhe të testuara.

Ja se si mund t’ju ndihmojmë.

Nëse jeni një CEO, ju duhet të ndërtoni ekipin e duhur drejtues për të rritur performancën dhe për të pasur transformim më të shpejtë. Ne do t'ju ndihmojmë duke:

➣Sqaruar (dhe ndonjëherë ndryshuar) punën e ekipit
➣Nxjerrë në pah më të mirën nga udhëheqësit tuaj
➣Ju dhënë mundësi atyre që të kenë rezultat në zbatimin e strategjisë suaj

Për të zbatuar strategjinë tuaj të biznesit, ju keni nevojë për një strukturë organizate që përputhet me qëllimin, kulturën dhe modelin tuaj të funksionimit. Ne do t'ju ndihmojmë për të:

➣Ndihmojmë ekipin tuaj drejtues të kuptojë vizionin tuaj
➣Identifikojmë aftësitë organizative që ju nevojiten për të zbatuar strategjinë tuaj
➣ Identifikojmë boshllëkun midis pozicionit ku ndohet organizata juaj sot dhe asaj ku duhet të jetë
➣Shndërrimin e strategjisë suaj në procese, strukturë organizative dhe një model operacional që mbështetet mbi kulturën dhe qëllimet tuaja
➣Krijimin e një plani praktik zbatimi për të arritur ndryshimet që doni

Ju keni nevojë për njerëzit e duhur në rolet e duhura dhe që bëjnë punën e duhur. Ne ju ndihmojmë:

➣ Të kuptoni shpejt se çfarë pune bëni, çfarë pune mund të duhet të bëni dhe cilat aftësi ju mungojnë
➣ Të kuptoni dhe organizoni punën tuaj në një Plan Karriere & Pune
➣ Të përqasni punën dhe talentin tuaj përmes zgjedhjeve për rrugën e karrierës suaj
➣ Të kuptoni kërkesat e punës ndërmjet trashëgimisë dhe roleve të ardhshme
➣ Organizoni punën sipas niveleve të pagave për të mbështetur barazinë e pagës dhe optimizmin e kostos së pagës

Ne ju ndihmojmë të harmonizoni strategjinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore me strategjinë e biznesit tuaj dhe të ndërtoni aftësitë e duhura që ju nevojiten për ta vënë atë në zbatim. Ne ju ndihmojmë:

➣ Të zhvilloni strategji për MBNJ që lidhet me strategjinë e biznesit dhe ju ndihmojnë të përshtateni shpejt me të panjohurën
➣ Për të garantuar performancën e procesit të menaxhimit
➣ Të ndërtoni një eksperiencë angazhuese për punonjësit që njëkohësisht të targetoni performancën dhe mirëqenien e tyre
➣ Dizenjoni një funksion strategjik të BNJ që nxit ndryshimin pozitiv për biznesin

Ne do t'ju ndihmojmë të krijoni një kulturë që ju con në plotësimin e qëllimeve dhe objektivave tuaja organizative (jo kundër tyre). Ne do t'ju ndihmojmë:

➣ Të përcaktoni kulturën që do t'ju duhet për të arritur qëllimet tuaja
➣ Të frymëzoni ndryshimin tek udhëheqësit dhe krijoni kushtet që ata të kenë sukses
➣ Të dizenjoni përvoja që provokojnë ndryshime të mendimit dhe dëshirën për t'i bërë gjërat ndryshe
➣ Të harmonizoni strukturën, sistemet dhe proceset për të bërë që ndryshimet të ndodhin dhe të kenë sukses

Nuk ka të bëjë vetëm me nxitjen e sjelljeve të reja - ka të bëjë me mbajtjen e tyre. Ekipi ynë i menaxhimit të ndryshimeve punon me ju për të:

➣ Vlerësuar nevojat tuaja për ndryshime
➣ Ndërtuar një strategji, plan dhe proces qeverisës për të nxitur ndryshimet
➣ Hartuar dhe zbatuar fushata të brendshme mbi ndryshimet
➣ Frymëzuar njerëzit tuaj të ndryshojnë sjelljen e tyre
➣ Ndërtuar aftësinë mbi ndryshim të organizatës suaj
➣ Ndjekjen dhe matjen e rezultateve

Le të jemi pjesë e historisë suaj të suksesit

Na kontaktoni dhe shikoni se si shërbimet tona konsulente mund t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet e biznesit tuaj.

Na Kontaktoni
//elitejobs.org/wp-content/uploads/2021/02/LOGO-per-WEB-Transparente.png

Newsletter

Enter your email address here always to be updated. We promise not to spam!

sqAlbanian