Ju nuk mund të shpresoni për një shans të dytë në gjetjen e liderit të duhur – gjeni të duhurin që në fillim, vetëm me Ne.
Presioni është shumë i lartë kur ju jeni duke rekrutuar për ekipin tuaj ekzekutiv – është ai ekip që ju çon drejt sukseve dhe arritjeve më të mira dhe nuk ju lë asnjëherë në baltë.
Shërbimet tona për kërkimin e roleve ekzekutive/drejtuese japin rezultate të pakrahasueshme pasi ne përdorim metodat më të mira në treg në testimin dhe vlerësimin e kandidatëve në mënyrë që të përcaktojmë se cilët kandidatë kanë aftësitë dhe mendësinë ideale për tu përshtatur me kulturën e kompanisë suaj dhe njëkohësisht ne ju ndihmojmë në ndërtimin e një strategjie pagash & benefitesh që mundëson përzgjedhjen dhe mbajtjen e stafit ekzekutiv të duhur. Në fakt, kandidatët e punësuar duke përdorur testimet dhe vlerësimet tona kanë TETË herë më shumë mundësi të promovohen brenda tre vjetësh.
Ne ju ndihmojmë të gjeni liderat që përshtaten me kulturën tuaj dhe ju këshillojmë se si ti shpërbleni ata/ato në mënyrë që të qëndrojnë gjatë me ju. Ne fokusohemi tek klientët tanë. Ne përpiqemi të njohim qëllimet dhe nevojat specifike të organizatës suaj dhe më pas ekipi ynë i kualifikuar përdor rrjetin tonë të gjerë të kandidatëve me performancë të lartë për t'ju ndihmuar të zgjidhni kandidatët më të përshtatshëm për biznesin tuaj. Ekipi ynë me përvojë dhe procesi i detajuar do të kursejnë kohën e kompanisë tuaj dhe minimizojnë rrezikun organizativ, pasi ne u kushtojmë vëmendje të detajuar dhe elementëve që shpesh neglizhohen me rekrutimin e brendshëm.
Ne përdorim databazën tonë të gjerë të drejtuesve dhe rrjetin e madh të Elite Jobs International, duke i vendosur kandidatët përmes një "ekrani të verbër" për të zvogëluar paragjykimin e pavetëdijshëm dhe për të gjetur njerëzit më të mirë për këtë punë.
Ne do t'ju tregojmë si aftësitë ashtu edhe mënyrën e të menduarit që ju duhet kandidatëve për të qenë të duhurit për biznesin tuaj, në mënyrë që të zgjidhni nga më të mirët në treg.
Procesi ynë për Kërkim Ekzekutiv përmban dhe analizon klasifikimin e pozicionit, përshkrimin e punës dhe krahasimin e pages për tregun.
Konsulentët tanë kanë përvojë rekrutimi në shumë shtete të ndryshme të botës, duke përdorur një sërë faqesh pune dhe bazash të të dhënave të industrisë. Pra, pavarësisht nga funksioni i industrisë ose biznesit tuaj, ne mund t'ju ndihmojmë të formoni ekipin tuaj të ri të udhëheqjes.
Çfarë i duhet organizatës suaj në këtë moment? Po në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë? Nëse nuk jeni të sigurtë në përgjigjet tuaja, hartëzimi i talenteve mund të jetë një proces i vlefshëm për organizatën tuaj.
Hartëzimi i talenteve është një proces që ndihmon në përcaktimin e nevojave të talenteve në të ardhmen, vlerësimin e qëndrueshmërisë së stafit tuaj aktual për të përmbushur ato nevoja, piketimin e lojtarëve me potencial të lartë në fushën tuaj për rekrutime në të ardhmen dhe zhvillimin e një plani strategjik për të plotësuar identifikuara aftësitë dhe talentet e munguara.
Nëse jeni gati të krijoni një strategji të zgjuar dhe të qëndrueshme për të mbrojtur perspektivat afatgjata të biznesit suaj, ne jemi të duhurit që mund t'ju ndihmojmë!
© Copyright 2021 All Rights Reserved