LE TË JEMI NE PARTNERI JUAJ.

Gjetja dhe përzgjedhja e njerëzve të duhur për kompaninë tuaj si edhe zgjidhja e çështjeve që lidhen me burimet njerëzore do të jetë gjithmonë një sfidë. Pse të mos lejoni që ekspertët e punësimit të kujdesen për të gjitha këto shpejt dhe me efikasitet? Lejoni që ekipi i përkushtuar i Elite Jobs International t'ju ndihmojë të ndërtoni ekipin e duhur dhe të menaxhoni të gjitha çështjet tuaja të Burimeve Njerëzore. Ne punojmë shumë dhe ne punojmë shpejt, prandaj na kontaktoni dhe na tregoni se çfarë ju nevojitet. Më pas, ne do t'i përvishemi punës.

Na tregoni se cfarë ju nevojitet?
Diferenca e Elite Jobs International nga tregu

Pse duhet të NA ZGJIDHNI NE?

Fuqia juaj punëtore është pasuria juaj më me vlerë dhe më e shtrenjtë. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të gjeni zgjidhjet e duhura dhe të përshtatshme për menaxhimin e burimeve njerëzore (BNJ) të organizatës suaj. Ne e marrim seriozisht rolin tonë si partneri juaj i BNJ dhe ne prej shumë vitesh kemi ndihmuar bizneset e madhësive dhe industrive të ndryshme.
Ne mbështetemi në krijimin e lidhjeve të ngushta me partnerët tanë të biznesit, pavarësisht nëse ata janë KLIENTË apo KANDIDATË. Elite Jobs International nuk është vetëm një kompani tjetër konsulence për MBNJ & Rekrutim/Kërkim Ekzekutiv - ne përmes ekipit tonë profesional i gjejmë dhe i zhvillojmë talentet në mënyrë që të sigurojmë shërbime konsulence të dizenjuara specifikisht për klientët tanë qoftë për MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE ashtu edhe për REKRUTIME/Kërkim Ekzekutiv. Mbi të gjitha, ne jemi HEADHUNTERS. Konsulentët tanë të specializuar në fusha specifike, kryejnë rekrutimet personalisht duke kërkuar, gjetur, vlerësuar dhe punësuar kandidatët më të mirë në treg për vendin e punës. Pse?
Sepse "ONE SIZE DOESN'T FIT ALL"
Pikërisht pse procesi ynë është specifikisht i dizenjuar ekzaktësisht sipas kërkesave tuaja.
"GJYSMA E KOHËS TONË SHPENZOHET PËR TË KUPTUAR PRITSHMËRITË TUAJA. GJYSMA TJETËR PËR TEJKALIMIN E TYRE."

PSE PUNEDHENESIT BEHEN PARTNER ME ELITE JOBS INTERNATIONAL

Kur ju bëheni partner me Elite Jobs International, ju përitoni njohuritë dhe eksperiencën më të mirë në treg dhe kjo vjen vetëm kur një kompani lokale si e jona operon dhe mbështetet tek kompania mëmë Manpoëer, e cila është lider në arenën ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve për Rekrutimin & Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Elite Jobs International në Shqipëri është lokale dhe konsulentët tanë kanë përvojë pune prej më shumë se 20 vitesh në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar (UK). Kjo do të thotë se ata e njohin me detaje tregun e punës lokal dhe njëkohësisht ata kuptojnë trendet dhe ndryshimet që mund të ndikojnë në biznesin tuaj dhe rrjedhimisht mund të ndërrmarin veprimet e duhura më shpejt se çdo kompani tjetër. Cfarëdo pozicioni që po kërkoni të plotësoni, ekipi ynë ka lidhjet dhe njohuritë e nevojshme për të gjetur talentin më të aftë të fushës.

NEVOJAT TUAJA JANË PRIORITETI YNË

Koha është thelbësore kur bëhet fjalë për personelin dhe rekrutimin. Ju duhet të plotësoni pozicionet tani. Ne e dimë që koha që duhet për të plotësuar një pozicion të lirë dhe kostoja e punësimit mund të krijojnë probleme njëkohësisht. Rrjedhimisht, ne kemi zhvilluar një proces testimi dhe përzgjedhjeje të tillë i cili na lejon që të identifikojmë dhe përzgjedhim kandidatët më të mirë dhe nëpërmjet një sërë praktikash të testuara ne punësojmë personin e duhur më shpejt se sa të tjerët munden.

SIGURIA NË VENDIN E PUNËS ËSHTË PRIORITETI YNË.

Ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës aq sa ju, dhe bazohemi në standartet më të larta në këtë fushë. Ne sigurohemi që punonjësit të kenë çertifikimet dhe trajnimet e duhura dhe gjithashtu kontrollojmë që të gjithë partnerët tanë punëdhënës të kenë standardet e duhura për SSHP/HSE.

PARTNERË në TË GJITHA kohët

Me Elite Jobs International, ju kurrë nuk do të jeni thjesht një klient më shumë. Ne aplikojmë një qasje strategjike ndaj nismave tuaja të BNJ e cila fillon me dëgjimin e pikave tuaja të forta, sfidave dhe qëllimeve, e më pas me shqyrtimin e nevojave tuaja të rekrutimit në mënyrë që të hartojmë një plan veprimi të personalizuar. Ne duam t'ju mbajmë të pozicionuar si një punëdhënës i dashur për kandidatët e sotëm, pa marrë parasysh se çfarë ndryshimesh mund të shohim në fuqinë tuaj punëtore.
Ne duam të jemi partneri juaj për rekrutime lokale apo ndërkombëtare, tek i cili mund të mbështeteni në çdo moment për t'ju ndihmuar të kaloni sfidat e vështira.

NE mbajmë TË NJËJTIN DREJTIM.

Vlerësimi i një punësimi të mirë përcaktohet nga rezultatet që ata arrijnë. Puna jonë mbaron sapo një pozicion pltësohet. Ne e ndjekim procesin rregullisht për t'u siguruar që performanca e kandidatëve është e duhura dhe e përshtatur me realizimin e qëllimet tuaja të dëshiruara dhe objektivat e vendosura janë përmbushur. Në Elite Jobs International, ne e marrim kënaqësinë e klientit me shumë seriozitet. Ne dërgojmë sondazhe konfidenciale duke inkurajuar klientët të vlerësojnë shërbimet tona dhe të ofrojnë komente mbi performancën tonë. Ne jemi të vendosur të jemi partnerët tuaj për Rekrutimet & MBNJ biznesit tuaj duke ju ofruar vazhdimisht punonjës që tejkalojnë pritjet.

Punëdhënës, Si mund t'ju ndihmojmë?

//elitejobs.org/wp-content/uploads/2021/02/LOGO-per-WEB-Transparente.png

Newsletter

Enter your email address here always to be updated. We promise not to spam!

sqAlbanian