Kush jemi ne

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur. Ne ju ofrojmë shërbime konsulence në Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore përfshirë gjetjen dhe zhvillimin e talenteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke filluar nga nivelet më të larta ekzekutive dhe deri në plotësimin e plotë me të gjithë punonjësit e nevojshëm për një sukses të garantuar.
Kur punoni me EliteJobs International, do të ndiheni sikur po punoni me njerëz që ju njohin mirë, sepse ne jemi në komunitetin tuaj. Por, meqenëse jemi pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha në botë të kompanive të BNJ & Rekrutimit, nuk do t'ju mungojnë kurrë mjetet apo mbështetja e nevojshme për të realizuar qëllimet tuaja.

Na njihni më shumë

Ne nuk jemi thjesht një kompani tjetër Rekrutimi.
Ne jemi partneri juaj dhe kemi synimin e mirë për ta bërë punën dhe jetën tuaj më kuptimplotë.
Nëse jeni
➣ një punëdhënës që kërkon punonjë s të aftë për të rritur produktivitetin;
➣ një individ që kërkon një karrierë e cila e bën cdo ditë me vlerë ;
Ne jemi ekipi juaj partner dhe jemi të përkushtuar në suksesin tuaj!
Ne mbështetemi në krijimin e lidhjeve të ngushta me partnerët tanë të biznesit, pavarësisht nëse ata janë KANDIDATË apo KLIENTË.
Elite Jobs International nuk është vetëm një kompani tjetër konsulence për MBNJ & Rekrutim/Kërkim Ekzekutiv - ne përmes ekipit tonë profesional i gjejmë dhe i zhvillojmë talentet në mënyrë që të sigurojmë shërbime konsulence të dizenjuara specifikisht për klientët tanë qoftë për MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE ashtu edhe për REKRUTIME/Kërkim Ekzekutiv.
Mbi të gjitha, ne jemi HEADHUNTERS. Konsulentët tanë të specializuar në fusha specifike, kryejnë rekrutimet personalisht duke kërkuar, gjetur, vlerësuar dhe punësuar kandidatët më të mirë në treg për vendin e punës.
.

Cfare ne kemi

Vizioni ynë

Vizioni ynë është që të jemi në "Top-of-the-mind" , kompani për Rekrutim & Konsulence në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për klientët tanë brenda dhe jashtë vendit duke aktivizuar, angazhuar, mundësuar dhe fuqizuar njerëzit dhe organizatat e tyre për të arritur rezultate të shkëlqyera qoftë kjo edhe në situatat më sfiduese për biznesin.

Misioni ynë

Të transformojmë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore që të ndihmojmë njerëzit dhe organizatat të arrijnë nivelin më të lartë të zhvillimit profesional dhe suksesit duke kuptuar potencialin e tyre të vërtetë nëpërmjet ndërhyrjeve strategjike, inovatore të BNJ në partneritet me brezin e ardhshëm.

VLERAT TONA

Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime të cilësisë më të lartë në treg. Qëllimi ynë nuk është të garojmë kundër të tjerëve, por përkundrazi të përmirësojmë mënyrën se si punojmë në çdo aspekt të biznesit tonë në mënyrë që të bëhemi standard i cilësisë në ofrimin e shërbimeve të Rekrutimit dhe Manaxhimit të Burimeve Njerëzore në vendet ku ne operojmë.

Ne përvetësojmë dhe mbështesim standardet më të larta të etikës personale dhe profesionale: ndershmëria, çiltërsia, besnikëria dhe drejtësia janë në zemër të karakterit të kompanisë sonë.

Ne jemi përgjegjës për të përmbushur premtimet tona ndaj njerëzve tanë, klientëve, partnerëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tanë duke qenë të qartë dhe duke ngulmuar në llogaridhënien tonë në angazhimet e marra.

Ne kemi një interes të vërtetë për ju dhe suksesin tuaj. Ne jemi empatikë dhe të vëmendshëm ndaj nevojave tuaja ndërsa punojmë në emrin tuaj. Kjo fillon duke ndërtuar marrëdhënie të mirëfillta, ku ne i kuptojmë nevojat tuaja në një nivel të thellë dhe kemi biseda të sinqerta dhe ndonjëherë të vështira. Kjo është mënyra se si ne punojmë së bashku për të arritur rezultatet që ju dëshironi për karrierën tuaj ose biznesin tuaj.

Ne i trajtojmë të gjithë me respekt, qytetari dhe drejtësi. Dhe ne gjithmonë e mirëpresim diversitetin dhe opinionet e ndryshme.

Ne përpiqemi të kemi një qëndrim pozitiv në gjithçka që bëjmë.

PSE DUHET TË NA ZGJIDHNI NE?

"ONE SIZE DOESN'T FIT ALL"

Pikërisht pse procesi ynë është specifikisht i dizenjuar ekzaktësisht sipas kërkesave tuaja.

"GJYSMA E KOHËS TONË SHPENZOHET PËR TË KUPTUAR PRITSHMËRITË TUAJA. GJYSMA TJETËR PËR TEJKALIMIN E TYRE."

//elitejobs.org/wp-content/uploads/2021/02/LOGO-per-WEB-Transparente.png

Newsletter

Enter your email address here always to be updated. We promise not to spam!

sqAlbanian