Kamarier/e Restoranti

Full time
Tirane, Albania
Posted 3 months ago

Për një nga partnerët tanë një kompani lider ne fushen e gastronomisë në Tiranë, po kërkojmë:

KAMARIER/E RESTORANTI

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ju do të jeni përgjegjës për të siguruar një nivel të shkëlqyeshëm të shërbimit për klientët tanë;
  • Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • I aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni kënaqësinë e klientëve;
  • Përshëndesni dhe shoqëroni klientët në tryezat e tyre;
  • Paraqisni menunë dhe ofroni informacion të detajuar kur pyeteni mbi menunë (p.sh. në lidhje me racionet, përbërësit apo alergji të mundshme ushqimore);
  • Ofroni rekomandime mbi menunë dhe shisni produkte shtesë nëse është e përshtatshme;
  • Organizoni sistemimin e tryezave dhe siguroni që ambienti i ngrënies të jetë i rregullt dhe i pastër;
  • Të jeni korrekt dhe i saktë në llogaritjen e pagesave të faturave.

Kërkesat e profilit:

  • A keni 3 ose më shumë vite eksperiencë pune në restorante të nivelit të lartë?
  • A është aftësia për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi ajo qe ju vecon nga të tjerët?
  • A keni një diplomë profesionale në hoteleri & turizëm?
  • A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
  • A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?
  • A jeni njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze dhe Italiane?
  • A dëshironi një pagë të kënaqshme dhe konkurrente në treg me benefite dhe kushte shumë të mira pune?

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV).

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Job Features

Job CategoryJobs In Albania

Apply Online